Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër Azem Sylës.
Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për lirim të menjëhershëm nga masa e paraburgimit.
Azem Syla do të mbrohet nga liria, e këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook avokati i tij Besnik Berisha.
Kujtojmë se Syla së bashku me ish-kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, janë në mesin e 39 të akuzuarve për krim të organizuar në rastin “Toka”.
Artikuj të ngjashëm
-
Azem Syla do të mbrohet në liri, Prokuroria ende s’ka caktuar prokuror për rastin e tij
-
Lirimi i Azem Sylës u bë pasi Prokuroria Speciale vonoi kërkesën për arrest
-
Lirohet Azem Syla nga arresti shtëpiak
-
Problemet shëndetësore të Azem Sylës shtyjnë gjykimin në rastin “Toka”
-
Azem Sylës i vazhdohet paraburgimi