Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirimi i Azem Sylës u bë pasi Prokuroria Speciale vonoi kërkesën për arrest

Disa orë pasi është liruar nga paraburgimi Prokuroria Speciale nuk e kishte fare idenë që Azem Syla ishte liruar nga arresti shtëpiak. Madje lajmi për lirimin ishte marrë nga mediat, transmeton Kallxo.com .

Prokurori Abdurrahim Islami i cili ishte duke e përfaqësuar rastin ka dalë në pension javën e kaluar ndërsa lënda ende nuk i është caktuar një prokurori të ri. Në mungesë të një prokurori, gjykata të premten nuk ka pasur kërkesë nga Prokuroria Speciale për ta vazhduar masën e arrestit për Sylën.

Kryeprokurori i speciales, Reshat Millaku i ka thënë këtij portali se për lirimin e Sylës ka kuptuar nga mediat.

“Unë nuk kam ditur që masa i skadon, lajmin e kuptova mbrëmë nga mediat. Lëndën e ka pasë Abdurrahimi po ai tash ka dalë në pension” ka thënë Millaku. Ai ka shtuar se për një javë prokuroria nuk ka caktuar prokurorin ne ri i cili do të merret me rastin ndërsa nuk ka përjashtuar mundësinë që të ankohen ndaj vendimit për lirim. “ Kur ta marrim vendimin do e shohim a do paraqesim ankesë apo jo” ka thënë Millaku.

Azem Syla është liruar dje nga masa e arrestit shtëpiak me vendim të Gjykatës së Prishtinës. Kryetarja e Gjykatës Afërdita Bytyqi ka sqaruar se vendimi i gjykatësit ka ardhur për shkak se prokuroria nuk kishte kërkuar vazhdimin e masës.

Edhe Azem Syla do të mbrohet në liri, Prokuroria ende s’ka caktuar prokuror për rastin e tij Arbëri Azem Syla do të mbrohet në liri, Prokuroria ende s’ka caktuar prokuror për rastin e tij

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor 2016 ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Edhe Rasti “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm Arbëri Rasti “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

KALLXO.com siguroi edhe aktakuzën prej 264 faqeve ndaj Sylës dhe të tjerëve.