Kanë kaluar disa ditë qëkur i akuzuari në rastin “Toka”, Azem Syla, është liruar nga arresti shtëpiak.
Por Syla do të vazhdojë më tutje të jetë në liri, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës thotë se i duhen edhe disa ditë që të caktojë një prokuror për rastin e tij.
Lënda, sipas prokurorit special Sylë Hoxha, pritet t’i ndahet njërit prej prokurorëve të rinj të Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Se gjatë trajtimit të Azem Sylës pati lëshime, e pranon prokurori special Sylë Hoxha, por sipas tij, faji kryesor mbetet te Gjykata, e cila e la në liri Sylën.
KTV-ja ka kontaktuar edhe me prokurorin e rastit Toka, Abdurrahim Islami, i cili ka një javë që është pensionuar.
Islami, përmes telefonit, ka thënë se edhe në këtë rast vazhdimin e masës së arrestit ndaj Azem Sylës është dashur ta bëjë gjykata, ashtu siç ka bërë edhe në muajt e kaluar.
Islami më tutje deklaroi se gjatë shqyrtimeve gjyqësore gjithmonë ka qenë detyrë e gjykatës që të merret me caktimin e masave të paraburgimit.
KTV-ja ka kontaktuar gjithashtu edhe me gjyqtarin Beqir Kalludra, i cili ishte kryetar i trupit gjykues në rastin e Azem Sylës, por Kalludra pasi ka dëgjuar pyetjen e KTV-së, e ka mbyllur telefonin, duke refuzuar kështu të japë sqarime.
E telefonin nuk e ka hapur gjatë tërë ditës as avokati mbrojtës i Azem Sylës, Besnik Berisha.
Ndërsa të hënën, kur pritet të mbahet një seancë në rastin e njohur si Toka, prokuror pritet të jetë vetë prokurori special, Sylë Hoxha, i cili ka thënë se këtë do ta bëjë në mënyrë që të mos ketë vonesa në këtë lëndë.
Azem Syla, i akuzuar në rastin Toka, u lirua javën e kaluar nga masa e arrestit shtëpiak, pas një vendimi të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila e la atë në liri, me arsyetimin se nuk kishte kërkesë nga prokuroria për vazhdimin e masës së arrestit.
Por prokurori i rastit, Abdurrahim Islami, kishte dalë në pension vetëm disa ditë para se gjykata ta lironte Azem Sylën.