Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet Azem Syla nga arresti shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka ndërprerë Azem Sylës arrestin shtëpiak duke e lënë të mbrohet në liri në akuzat për të cilat ngarkohet.

Lajmi është konfirmuar për Kallxo.com nga kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyqi.

Ajo tha se Syla është liruar sepse “prokuroria nuk ka bërë propozim për zgjatjen e masës së arrestit shtëpiak”.

“Kësisoj, ai nuk ka më asnjë masë (të sigurisë)”, tha Bytyqi.

Në rastin e njohur si “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët akuzohen për krim të organizuar në tjetërsim të tokave me pronësi shoqërore në Veternik e Llapnasellë, afër Prishtinës.

Edhe Rasti “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm Arbëri Rasti “Toka”, Azem Syla dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm

Në dhjetor të vitit 2016, Azem Syla ishte deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria Speciale më 25 tetor 2016 ngriti dy aktakuza kundër 39 personave të ndryshëm, në mesin e të cilëve është edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Aktakuza e parë, e parashtruar nga një prokuror ndërkombëtar i PSRK-së, është ngritur kundër 22 të pandehurve dhe përbëhet prej 46 pikave.

Të pandehurit akuzohen për veprat penale krim i organizuar, pastrim i parave, marrje e mitos, mashtrim i rëndë, mashtrim në detyrë, nxjerrje e vendimeve gjyqësore të kundërligjshme, keqpërdorim i pozitës zyrtare, legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar dhe evazion fiskal.

Aktakuza e dytë e ngritur nga i njëjti prokuror akuzon 17 persona për pastrim të parave.

Edhe Vazhdon i mbyllur për publikun gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka” Kronikë Vazhdon i mbyllur për publikun gjykimi ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve në rastin “Toka”

Sipas aktakuzës, anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal kanë bashkëpunuar mes vete, secili me rol të caktuar, për t’i privuar Kosovës pronat shoqërore përmes veprimtarive kriminale, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve të tjera zyrtare, mashtrimin dhe veprimeve korruptive.

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktakuzën ndaj grupit të akuzuar në Rastin “Toka”.