(Kosova Press) - Të premten mbrëma, inspektorët sanitarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) bashkë me Policinë e Kosovës, gjatë inspektimeve në lokalet e gastronomisë nëse po respektohen masat anti-COVID-19, kanë shqiptuar 19 gjoba juridike, si dhe kanë larguar klientët në 24 lokale.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka thënë se kanë intensifikuar kontrollet për mbikëqyrje të zbatimit të masave për COVID-19. Vetëm mbrëmë në regjion të Prishtinës u shqiptuan 19 gjobat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duke parë se numri i të infektuarve është rritur ditëve të fundit, do të ketë rigorozitet në kontrolle. Masat duhet të respektohen, në të kundërtën nuk do të bëhen tolerime. Secili shkelës do të marrë ndëshkime. Shëndeti i popullit është mbi gjithçka”, ka thënë Thaçi.
Ai pohon se si organe mbikëqyrëse që zbatojnë ligjin, do të punojnë sipas mandatit për të ndikuar në ulje të numrit të të prekurve nga koronavirusi.