Një delegacion i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në përbërje, Shkëmb Manaj, kryetar dhe Lulzim Aliaj, Gjylinaze Gola e Eshref Shabani, anëtarë, kanë qëndruar në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë.
Delegacioni, gjatë vizitës ka pasur takime të rëndësishme me Komisionerën e Shërbimit Civil të Shqipërisë, Pranvera Strakosha, dhe bashkëpunëtorët e saj, më qëllim të thëllimit të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve homologe të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit për shërbimin civilë, transmeton Koha.net.
Gjatë vizitës në Shqipëri delegacioni i Këshillit është takuar me Ministren për Inivacion dhe Administratë Publike, Milena Harito, me kryetarin e Gjykatës Administartive të Apelit, Kastriot Selita, si dhe me drejtoren e Departamentit të Administratës Publike, Albana Kociu.
Vizita e Këshillit është realizuar me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave me të mira të mbikëqyrjes së zbatimit të legjislacionit të shërbimit civil dhe të procesit të reformës në administratën publike në përgjithësi.
Delegacioni i Këshillit vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ku u pritën nga i ngarkuari me punë, Sylë Ukshini me bashkëpunëtorët e tij.
-
Deputetët nga Shqipëria vizitojnë Ministrinë e Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Brendshme
-
Kosova dhe Shqipëria rrisin bashkëpunimin në reformën e administratës publike
-
Yagcilar priti kryetarin e KPMSHCK-së të Kosovës shkëmb manaj
-
Pacolli dhe Bushati zotohen për hapjen e misioneve të përbashkëta diplomatike
-
Përfaqësuesit e sistemit prokurorial të Kosovës diskutojnë për vettingun me ata të Shqipërisë