Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 90 milionë euro projeksioni i buxhetit të kryeqyteti për vitin 2022

Projeksioni i buxhetit nga komuna e Prishtinës për vitin 2022 do të jetë 90 milionë e 665 mijë euro, ka thënë në një bisedë për Ekonomia Online, nënkryetari i kësaj komune, Muhedin Nushi.

Nushi ka thënë se projeksioni i buxhetit për vitin 2021, është një për qind më pak se i vitit 2021. Ai ka shtuar se komuna e Prishtinës nuk është e kënaqur me shfrytëzimin e buxhetit për vitin 2020.

Sipas tij janë paraparë projekte të rëndësishme për kryeqytetin, si ndërtimi i katër shkollave.

“Shfrytëzimi i buxhetit komunal për vitin 2020 nuk është i kënaqshëm për pjesën tonë. Disa prej drejtorive plotësisht e kanë përmbushur obligimin e tyre për ka pjesa e prokurimit të projekteve. Kemi ngadalësim të projekteve duke mos funksionuar OShP-ja. Kemi projekte të rëndësishme për kryeqytetin njëri prej tyre është ndërtimi i katër shkollave që ka qenë edhe projekt i Bankës Botërore ku ky tender është në OSHP”, është shprehur Nushi.

Mirëpo, ai ka thënë se shumë projekte janë ngadalësuar për shkak të mos funksionimit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

“Se cilat projekte do të jenë të kyçura në buxhetin e vitit 2022 ende nuk mund të dimë por nëse flasim për projeksione për komunë të Prishtinës do të jetë 90 milionë e 600 euro, diku 1 për qind më pak se vitin 2021, i cili ka qenë mbi 91 milionë. Nga granti i përgjithshëm qeveritar është projektuar vlera prej 19 milionë e 640 mijë euro, grante shtesë për financimin e kryeqytetit i cili shkon në vlerën 6% është projektuar në 11 milionë e 610 mijë, granti specifik për arsim është projektuar në 21 milionë e 972 mijë euro, granti specifik për shëndetësi është projektuar në 6 milionë e 950 mijë euro dhe projeksioni i të hyrave vetanake në vlerë prej 30 milionë e 494 mijë euro që në total e ka vlerën prej 90 milionë e 665 mijë euro. Obligim i yni është që deri me datën 30 shtator ta dërgojmë buxhetin e aprovuar nga Kuvendi në ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Financave dhe jam i sigurt që do të përmbyllen me sukses edhe dëgjimet buxhetore, edhe planifikimi buxhetor dhe dorëzimi i buxhetit”, ka thënë Nushi./EO