Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë me dije se ka filluar furnizimi me libra të ndryshëm për bibliotekat e shkollave në territorin e kësaj komune me mbi 517 tituj të ndryshëm.
Ai ka treguar se shpërndarja e këtyre librave do të vazhdojë edhe ditëve të ardhshme.
“43.288 libra për bibliotekat e shkollave të Komunës së Lipjanit”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq drejtoresha Arsimit në Lipjan, Elmaze Behluli është shprehur se këto libra do të pasurojnë shumë bibliotekat e shkollave dhe një mundësi e madhe që nxënësit të bëjnë përzgjedhje të ndryshme për të lexuar.
Artikuj të ngjashëm
-
Lipjani ndan 120 bursa për studentë
-
Ahmeti fillon mandatin e ri si kryetar i Lipjanit, ndonëse ende po numërohen votat
-
Komuna e Prishtinës ndan 70 mijë euro për furnizim të bibliotekave me libra të rinj
-
MKRS-ja shpërndan libra për bibliotekat
-
Gjilani nis shpërndarjen e librave falas për mbi 12 mijë nxënës