Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmeti fillon mandatin e ri si kryetar i Lipjanit, ndonëse ende po numërohen votat

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka nisur menjëherë mandatin e ri pas rezultateve preliminare, megjithëse ende nuk janë numëruar të gjitha votat. Pas numërimit të 95.02 për qind të votave, Ahmeti kryeson me 56.45 për qind, ndërsa Adnan Rrustemi i Vetëvendosjes është i dyti me 22.96 për qind.

Në një ceremoni solemnne të organizuar nga stafi i administratës komunale, Ahmeti ka thënë se ndjehet obligues dhe falënderues për të gjithë qytetarët e komunës së Lipjanit që kanë dhënë besimin në këto zgjedhje por kanë treguar edhe një kulturë të lartë gjatë komunikimit në terren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendi ynë shënon progres të jashtëzakonshëm në kuptimin e demokracisë dhe zhvillimit të garës dhe kjo është një vlerë e jashtëzakonshme e Lipjanit sepse kjo kulturë duket të vazhdoi. Në këtë rast falënderoj edhe oponentët politik për një garë fer dhe sjellje fer dhe gjithashtu duke i uruar të gjithë asamblistëve të deritanishëm, ndërkohë të shohim se kush do të vazhdoi si asamblist për katër vitet e ardhshme”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka shtuar se ekzekutivi synon të vazhdoi me punë, duke qenë i afër me të gjithë.

“Vazhdoj të jem kërkues dhe insistim për t’i kryer punët tona për secilin sipas përgjegjësive që ka. Nuk e kam shikuar askënd në administratë mbi baza politike por kërkoj që edhe ata mos të na shikojnë mbi baza politike por mbi baza të profesioneve dhe përgjegjësive që kanë, sepse këtu jemi për të shënuar progres dhe për t’i kryer punët tona”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, pushteti nuk është i Komunarëve dhe i pushtetarëve por është i qytetarëve, andaj të gjithë punonjësit duhet me qenë edhe më efektiv dhe më komunikues me publikun.