Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 2 mijë euro kushtoi qëndrimi i Thaçit & Co në Tiranë për 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës

Në 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2012, Hashim Thaçi me këshilltarë kishte qëndruar në hotel ‘Sheraton’ në Tiranë.

Një natë në hotel ‘Sheraton’ në Shqipëri e Hashim Thaçit në kohën kur ishte kryeministër, bashkë me këshilltarët e tij, i kishte kushtuar arkës së shtetit mbi 2 mijë euro. Por, më e shtrenjta del të jetë dhoma e ‘shefit’.

386 euro kishte paguar shteti për një natë qëndrimi të Thaçit në atë hotel, raporton “Kallxo.com”.

Veç tij, dhoma ishin paguar edhe për Bekim Çollakun, atëherë shef i stafit; Abelard Tahiri, atëherë shef i kabinetit; Edi Sejdiu, atëherë shef i protokollit, Mrika Kotorrin atëherë këshilltare dhe për zyrtarë të sigurimit të tij.

Por dhomat për ta ishin më të lira. 142 euro ishin paguar për sigurimin e Thaçit, po aq edhe për Abelard Tahirin e Edi Sejdiun. Ndërsa dhoma pak më të lira, nga 130 euro ishin dhënë për Bekim Çollakun e Mrika Kotorrin.

Edhe Darka mbi 1 mijë euroshe e Thaçit me bakllavë e ‘Chardoney’ Arbëri Darka mbi 1 mijë euroshe e Thaçit me bakllavë e ‘Chardoney’

Në total shteti ka paguar 930 euro vetëm për një natë në ‘Sheraton’.

Përveç fjetjes, ata kishin marrë edhe mëditje për dy ditë në Shqipëri. Në total shteti ka paguar 2 mijë e 74 euro për këtë vizitë zyrtare. Në fatura nuk ka ndonjë shpjegim pse kabineti kishte qëndruar në atëkohë në Shqipëri përpos shpjegimit se kjo ishte një vizitë zyrtare.