Në faturat e shpenzimeve të zyrës së kryeministrit Thaçi ndodhet edhe dreka e paguar me para të shtetit nga këshilltari i tij, Edi Sejdiu.
Në drekën e datës 23 mars 2012 të ngrënë në restorant “Puro”, Sejdiu që në atëkohë ishte këshilltar i Thaçit ka paguar 4 shishe verë. Dy nga verat janë Albizzia Chardonay dhe vlera e tyre është 45 euro ndërsa dy të tjerat janë Sessantanni me vlerë prej 97 euro, raporton Kallxo.com.
Mysafirët e Sejdiut thuhet se kanë pirë edhe ujë në vlerë prej 100 euro ndërsa dreka e tyre me ushqime të detit kishte arritur shumën prej 714 euro. Edhe 104 euro të tjera janë shpenzuar vetëm për file salmoni, ndërsa 84 për karkaleca deti, e 56 për kërpudha.
Më pas lista e produkteve përmban edhe biftek, supë peshku, sallatë tri llojesh, tortë e kafe.
Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.
-
Hashim Thaçi shpenzoi 600 euro për 5 litra verë
-
Faturat dëshmojnë se Haradinaj i çoi 506 mijë euro në dreka
-
Për dy vjet, Haradinaj dhe “armata politike” e tij - 672.223 euro për dreka
-
Për dy vjet, Haradinaj dhe “armata politike” e tij - 672.223 euro për dreka
-
Veseli shpenzoi rreth 21 mijë euro në një udhëtim zyrtar në SHBA