Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbajtja e orëve plotësuese nuk ka pasur efekt të madh në shkolla

Mbajtja e orëve plotësuese nuk ka pasur efekt të madh në kompensimin e mësimit të humbur. Ekspertët e arsimit thonë se fokusi për vitin shkollor 2021-2022 duhet të jetë në ngritjen e nivelit të mësimdhënies. Për nxënësit e nivelit të arsimit fillor (klasa I-V), mësimi plotësues është organizuar në lëndët e gjuhës amtare dhe matematikë, ndërsa për nxënësit e nivelit të arsimit të mesëm të ulët (VI-IX) dhe të arsimit të mesëm të lartë (X-XII), mësimi është organizuar në lëndët e gjuhës amtare, matematikë dhe shkenca natyrore.

Drejtori i Institutit për Studime të Arsimit “EdGuard”, Rinor Qehaja, ka thënë se në këtë vit shkollor vëmendja nuk ka qenë të cilësia e mësimdhënies por te pandemia.

“Ky vit shkollor me të gjitha këto peripeci e plotë mangësi arriti të përfundoj disi, mirëpo këto mangësi u shfaqën edhe si cilësi në proces të mësimdhënies pra kalimi i vazhdueshëm mes skenarëve, ndërprerja e hershme bashkë me procesin mësimor, jo përgatitja e mësimdhënësve për mësimin online, e gjitha këto kanë kontribuar që të shpërqendrohet vëmendja prej cilësisë dhe të kthehet në preokupim pandemia vetëm. E kjo pastaj u mbartë tutje edhe në rezultate të nxënies të këtyre nxënësve”.

Tutje, Qehaja thotë se orët plotësuese nuk e kanë pasur shumë efekt, pasi sipas tij duhet të bëhet punë individuale me secilin nxënës.

“Ne nuk vlerësojmë që orët plotësuese kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë në përmirësim të asaj ngecje, ne vlerësojmë që ngecja është individuale dhe reagimi duhet me qenë shumë individual nga mësimdhënësi karshi atyre nxënëseve që kanë pasur ngecje. Pra sa do që qëllimi është i mirë që institucionalisht të organizohet mësimi plotësues, mirëpo ky mësim plotësues ka kuptim nëse mësimdhënësi e ka vullnetin dhe identifikon me saktësi se kush janë të metat tek nxënësit dhe u ofron kundërpërgjigje ndaj atyre mangësive, e që kjo nuk ka ndodhur fatkeqësisht. Ky jo përkushtimi i mësimdhënësve është mbart tutje”.

Sipas Qehajës, fokusimi për vitin e ardhshëm shkollor duhet të jetë tek përmirësimi i mësimdhënies.

“Përkushtimi për vitin e ardhshëm duhet të jetë cilësia në mësimdhënie, të rikuperojmë atë çfarë kemi humbur për një vit e gjysmë shkollor, në mënyrë që nxënësit të mos humbasin tutje, pra përkundër situatës epidemiologjike. Unë vlerësoj që përkushtimi institucional duhet të jetë në mësimdhënie vetëm. Masa dhe kufizime të arsyeshme, mirëpo jo të preket dhe të cungohet procesi mësimor, deri në atë mas që ka dëshmuar që ka prekur në thelb të cilësisë së mësimnxënies dhe mësimdhënies”.Ndërsa, Ismet potera nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, thotë se ky vit shkollor nuk mund të quhet i dështuar. Sipas tij është bërë mjaftueshëm duke u bazuar në rrethanat që është përcjell ky vit mësimor.

Edhe Mësimi plotësues nuk do ta kompensojë 100% mësimin e humbur, thonë ekspertët Arbëri Mësimi plotësues nuk do ta kompensojë 100% mësimin e humbur, thonë ekspertët

Në valën e parë të pandemisë së koronavirusit, pranverën e kaluar, mësimi në të gjitha nivelet në Kosovë është zhvilluar online për disa muaj.

Mësimi ka kaluar në distancë edhe në faza të tjera të pandemisë, varësisht masave që kanë ndërmarrë autoritetet për frenimin e COVID-19.

Për herë të fundit, nxënësit e arsimit parauniversitar – përjashtuar ciklin e ulët nga klasa e parë deri në të pestën – kanë mbajtur mësim online nga data 12 prill deri më 18 prill, 2021. /EO