Arbëri

Marrëveshja për energjinë në mes të Kosovës e Serbisë shihet si sukses nga të dyja shtetet

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë kanë arritur të martën në Bruksel në kuadër të dialogut, pajtimin për zbatimin e marrëveshjes për energji.

Të dyja palët e kanë quajtur sukses të tyre, Besnik Bislimi, shef i delegacionit të Kosovës, për shkak se serbët në veri do të nisin të paguajnë faturat dhe gjithçka është sipas ligjeve të Kosovës, ndërsa shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se me këtë marrëveshje është ruajtur pavarësia e “Elektroseverit” e se serbët s’do të paguajnë në mënyrë retroaktive rrymën.

“Nuk trajtohen aspak çështjet pronësore. Është vetëm udhërrëfyes për hapat që duhet të ndërmerren deri te normalizimi i çështjes. E kemi publikuar edhe udhërrëfyesin, në asnjë fjalë s’përmendet asnjë aset. Sepse udhërrëfim apo pikënisje është legjislacioni i Kosovës që e njeh KEDS-in si monopolist në ofrimin e shërbimit të shpërndarjes në Kosovë”, ka thënë Bislimi.

Bislimi është përgjigjur edhe në pyetjet se pse Lëvizja Vetëvendosje sa ishte në opozitë e quante të dëmshme marrëveshjen.

“Marrëveshjen ne nuk e kemi pranuar. Marrëveshja është aty. Problemi ka qenë që marrëveshja kur është nënshkruar ka qenë e keqe dhe e kemi thënë publikisht dhe e kemi kundërshtuar për arsye se në momentin kur e negocion, ke hapësirë për negocim dhe mendojmë se ka qenë marrëveshje e dëmshme, mirëpo implementimi i saj ka qenë edhe më i dëmshëm. Ajo që ne kemi bërë me udhërrërfimin e sotëm është se e kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja është e mirë”, ka shtuar ai.

Në “BE presin të ketë takim në nivel të lartë diku në fillim të muajit korrik.