Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar se Forca e Sigurisë së Kosovës gjendet në situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve.
Ai gjatë raportimit në Komisionin për Mbrojtje ka thënë se kontrata aktuale e sigurimit të ushqimit është subjekt i trajtimit të brendshëm. Ai ka thënë po ashtu se brenda FSK-së po tentohet të krijohet vetëqëndrueshmëri për ushqim të FSK-së.
Maqedonci ka folur edhe për largimin e ushtarëve nga FSK. Ai ka thënë se deri tani 119 ushtarë e kanë lënë ushtrinë.
Mirëpo, ai ka deklaruar se në konkursin e ri 1300 qytetarë kanë aplikuar për konkursin që pranon 300 ushtarë./KP
Artikuj të ngjashëm
-
FSK-ja po përballet me vështirësi në furnizimin me ushqim
-
Kabashi kërkon dorëheqjen e ministrit Maqedonci: Brenda FSK-së ka shumë probleme
-
Mbyllet seanca për FSK-në, kërkohet që ministri Maqedonci të japë dorëheqje
-
Maqedonci pranon problemet në vonesat e furnizimit me ushqim, LDK-ja fajëson Qeverinë
-
Maqedonci del me sqarim për çështjen e shujtave për ushtarët e FSK-së