Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mamushës i premtohet një fond emergjent për dëmet

Mamushë, 24 gusht – Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdylhadi Krasniq, pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë zotimin se Ekzekutivi qendror do të përkrahë këtë komunë me një fond emergjent për zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Pak ditë më parë Krasniq ishte ankuar se askush nuk ishte marrë me dëmet e motit në Mamushë.

Dëmet nga përmbytjet në komunën e Mamushës vlerësohen në 2 milionë e 530 mijë euro (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).