Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Malisheva drejt hartimit të planit të veprimit për efiçiencë të energjisë

Në Malishevë sot kanë qëndruar zyrtarët e ekipit të Bashkimit Evropian, për hartimin e planit ë veprimit për efiçiencë të energjisë në Kosovë, përkatësisht udhëheqësi i këtij ekipi, Zoran Morvaj dhe zyrtarja Luljeta Hoxha, të cilët janë takuar me kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtorin për urbanizëm, Islam Vrenezi dhe zyrtarët përgjegjës komunal.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim pune, është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për hartimin e planit të veprimit për efiçencë të energjisë, transmeton Koha.net.

“Jam shumë i interesuar për hartimin e këtij plani, në mënyrë që të ulen shpenzimet e energjisë, pasi kemi mundësi që të kursejmë energjinë", është shprehur Begaj.

Nga ana tjetër zyrtarët e BE-së, të ekipit për efiçiencë të energjisë në Kosovës, e kanë njoftuar kryetarin Begaj me qëllimin e këtij projekti, ku përfshihet edhe Malisheva, si dhe me ecurinë e deritanishme të projektit, përfshi edhe hartimin e planit të veprimit për efiçiencë të energjisë.

Begaj u zotua se Komuna e Malishevës, do të jetë e angazhuar në këtë drejtim, pasi kjo na kursen mjaftë energji, dhe rrjedhimisht edhe ulen shpenzimet për komunën, prandaj, si komunë, do jenë të angazhuar shumë seriozisht në këtë fushë.

Artikuj të ngjashëm