Malishevë, 14 shtator - Komuna e Malishevës është e gatshme të bëhet pjesë e programit për efiçiencë të energjisë dhe të bashkëpunojë me këtë projekt. Kështu është shprehur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili ka pritur sot drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimin. Ky i fundit, sipas njoftimit për media, ka prezantuar programin e këtij fondacioni për efiçiencë të energjisë, projekt në të cilin përfshihet edhe Malisheva.
Kryetari Begaj, po ashtu ka bërë të ditur, se Komuna e Malishevës, e ka të miratuar planin për efiçiencë të energjisë.
Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, Petrit Selimi, e ka informuar kryetarin Begaj, për programin për efiçiencë të energjisë, si një faktor përshpejtues në zhvillimin ekonomik, si dhe për formën e realizimit të këtij programi, ndërsa përfitues do të jenë mijëra familje në tërë Kosovën, e po ashtu edhe në Malishevë.
-
Malisheva drejt hartimit të planit të veprimit për efiçiencë të energjisë
-
Malisheva e Mamusha përfitojnë nga mbështetja e BE për efiçiencë, përurohen 5 projekte
-
Malisheva dhe AKEE nënshkruajnë marrëveshje për efiçiencë të energjisë
-
Haradinaj ofron mbështetjen e Qeverisë për projektet e Komunës së Malishevës
-
Malisheva pjesë e projektit të USAID-it për të drejtat pronësore