Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar kërkesat e gjashtë partive politike për shtyrje të kuvendeve zgjedhore.
Valmira Selmani nga ZRPP tha se kanë pranuar 6 kërkesa nga subjektet politike për shtyrje të afateve të kuvendeve zgjedhore për shkak te situatës pandemike. Sipas saj disa parti kanë kërkuar dy-tre muaj shtyrje por disa kanë kërkuar më shumë kohë.
Lëvizja Vetëvendosje që kishte planifikuar kuvendin e saj zgjedhor për këtë muaj e ka shtyrë për muajin tetor, ndërsa Aleanca Kosova e Re e ka shtyrë për muajin e ardhshëm.
Florian Dushi nga LDK-ja u shpreh se Këshilli Ligjor këto kërkesa i ka konsideruar legjitime dhe të bazuara.
Dushi u shpreh se secila kërkesa ka edhe një afat se kur parashohin këto parti politike qe të mbajnë kuvendet zgjedhore.
Në vitin 2022 janë planifikuar të mbahen 14 kuvende zgjedhore të partive politike, Edhe në vitin 2021, KQZ ka miratuar kërkesat e partive politike për shtyrjen e mbajtjes se kuvendeve zgjedhore, për shkak të situatës pandemike.

-
KQZ-ja miraton kërkesën e gjashtë partive për shtyrje të kuvendeve zgjedhore
-
Për shpallje të rezultateve përfundimtare KQZ-ja pret përfundimin shqyrtimit të ankesave
-
LVV-ja deri në orën 22:00 s’ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhje
-
KQZ-ja kërkon zgjatjen e afatit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme nga 45 në 60 ditë
-
Seanca e Kuvendit nis me një orë vonesë