Dera e burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc pritet të hapet në çdo moment për kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtaku.
Avokati i Lushtakut, Arianit Koci ka thënë se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe në çdo moment pritet lirimi i Sami Lushtakut.
Për ta pritur Lushtakun ka dalë edhe djali i tij, deputeti i zgjedhur i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Gjykata Supreme sot liroi Lushtakun nga të gjithat akuzat për krime lufte, për të cilat ishte dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës, e më pas 7 vite burgim nga Apeli.
Artikuj të ngjashëm