Dy ish-komandantët e UÇK-së, Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa Remi do të udhëtojnë nesër për në Gjykatën Speciale.
Avokati i Lushtakut dhe Mustafës, Arianit Koci, ka konfirmuar për Koha.net se nesër do të udhëtojë bashkë me klientët e tij për në Hagë, me ftesë të Gjykatës Speciale.
“Nesër do të udhëtojmë së bashku me klientët e mi, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën për në Hagë. Do të shkojmë me linjë të rregullt ajrore, e jo me linjë private siç është raportuar më parë. Kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Koci.
Ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Rrustem Mustafa do të nisen për Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale. Edhe ish-ushtarëve tjerë të UÇK-së u janë dërguar ftesa nga Specialja për t'u paraqitur, ose si dëshmitarë ose si të dyshuar.
-
Lushtaku e Mustafa gjatë vikendit shkojnë në Hagë
-
Lushtaku arrin për intervistim në Zyrën e Prokurorit të Specializuar
-
Sot në Hagë intervistohet Remi
-
Gjithçka rreth nisjes së Mustafës e Lushtakut për në Hagë
-
Mustafa e Lushtaku nisen për në Hagë, nga nesër ish-ushtarët e UÇK-së nisin dhënien e dëshmive