Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lumi Llap vërshohet nga mbeturinat, qytetarët ankohen e komuna thotë se pastrohet vazhdimisht

Grumbuj mbeturinash e kanë vërshuar shtratin e lumit Llap në qendër të Podujevës.

Qytetarët thonë se do të duhej të mirëmbahej më mirë shtrati i lumit Llap, pasi kjo pjesë e qytetit shfrytëzohet edhe si vend për shëtitje, raporton KOHA.

Për këtë gjendje të lumit, disa i kanë fajësuar banorët e fshatrave afër burimit për hedhje të mbeturinave në lumë, e disa përgjegjës e kanë bërë Komunën, që sipas tyre, do të duhej ta mirëmbante më shpesh.

Në anën tjetër, zyrtarët komunalë të Podujevës thonë se shtrati i Lumit Llap pastrohet vazhdimisht në pjesën e qytetit, nga dy kompani që grumbullojnë mbeturinat.

Sipas zëdhënësit të Komunës, Nazmi Elezi, punëtorët e kompanisë “Pastrimi” për shkak të vëllimit të madh të ujit, nuk kanë mundur të intervenojnë këto ditë.

Edhe Lumi Llap vërshohet nga mbeturinat Arbëri Lumi Llap vërshohet nga mbeturinat

Ndërkohë, zëdhënësja e kompanisë “Pastrimi”, Arbnore Ademi, nëpërmjet një përgjigje me shkrim, ka thënë se mbeturinat do të largohen me rënien e nivelit të ujit, dhe sipas saj, kompania, po i kushton rëndësi të veçantë lumit Llap.

Zyrtarët komunalë të Podujevës thonë se edhe sivjet do të vazhdojë ndërtimi i shtratit të lumit Llap dhe se ky projekt do të përfshijë pjesën e qytetit, por nuk kanë treguar nëse do ta mirëmbajnë më mirë apo do ta lënë sikur tash me plot bërllok.