Kandidati i AAK-së për deputet, Lulzim Kabashi është ftuar nga Gjykata Speciale.
Këtë e ka konfirmuar Kabashi për Koha.net, derisa ka thënë se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe në Hagë do të jetë më 24 shtator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po, jam ftuar dje në mesditë nga Gjykata Speciale për datën 24 shtator në cilësinë e dëshmitarit”, ka thënë Kabashi.
Tutje ai ka shtuar se përkundër ftesës ai do të vazhdojë garën për deputet.
“Do ta vazhdoj garën për deputet, pasi s’kam pasur ndonjë problem me ligjin, as me drejtësinë ndërkombëtare e as atë vendore. Tash për tash nuk do të ndërmarr ndonjë gjë”, ka deklaruar Kabashi.