Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Visar Ballovci, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Foto: Koha

Visar Ballovci është i ftuari i radhës nga Specialja. Ai do të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit.

Përmes një postimi në Facebook, Ballovci ka bërë të ditur se në Speciale do të paraqitet me 12 tetor.

“Më lejoni t’ju njoftoj se kam marrë ftesë nga Gjykata e Hagës që të paraqitem me datën 12.10.2020 në cilësinë e dëshmitarit. Atje do të dëshmojë për sakrificën e popullit tonë, për vuajtjet e mia dhe shokëve të vrarë, të masakruar në burgun e Dubravës, do të dëshmojë se Lufta Çlirimtare ishte më e pastër së loti, dhe që krimet i shkaktoi Serbia në pragun e shtëpisë tonë”, ka shkruar ai.