Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës është takuar të martën me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në Strasburg.
Mustafi ka thënë se në këtë takim është kërkuar vendosja e standardeve unike për pakicat në gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Bashkëbisedim shumë të frytshëm dhe produktiv me Viola Von Carmon, për çështjen e Luginës së Preshevës. Një nga fokuset tona kryesore është vendosja e standardeve unike në Ballkanin Perëndimor për trajtimin e pakicave kombëtare. Duke i dhënë përparësi të drejtave dhe mirëqenies së tyre mund t'i hapim rrugën një zgjidhjeje paqësore në rajon”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Costa: Trajtimi i shqiptarëve të Luginës luan rol në anëtarësimin e Serbisë në BE
-
Shqiptarët në Luginë të shqetësuar për heshtjen e BE-së
-
Aktivistë në Luginë ankohen për shpërfilljen që Serbia u bën thirrjeve të PE-së për ndalje diskriminimi
-
Von Cramon – Qeverisë serbe: Shqiptarët po diskriminohen, rrezikoni jostabilitet në rajon
-
Konjufca - Von Cramon diskutojnë mbi proceset aktuale politike në Kosovë