Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti të premten në takim raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vend dhe çështje që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës.
Konjufca njoftoi raportuesen Von Cramon për angazhimet e institucioneve të Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në zonën Schengen.
“Në takim gjithashtu u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
Konjufca-Sorensenit: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke
-
Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim
-
Diplomatët e huaj e Konjufca në takim, diskutohen rruga e Kosovës drejt BE-së e zhvillimet e brendshme
-
Orav-Konjufcës: Momenti për të avancuar në rrugën evropiane