“Ishte kënaqësi të mirëpresim Peter Sorensen në ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Së bashku me kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, riafirmuam se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces — me synimin e qartë për ta përmbyllur atë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Glauk Konjufca, të martën
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në ambasadën e Kosovës në Bruksel ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Sipas njoftimit të Konjufcës të bërë në rrjetin social “X”, në takim është diskutuar për avancimin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë takim mori pjesë edhe kryenegociatori Agron Bajrami, me të cilin, sipas ministrit, është rikonfirmuar përkushtimi i Kosovës për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në procesin e dialogut.
Konjufca theksoi se qëllimi i qartë i Kosovës mbetet përmbyllja e procesit me njohje reciproke mes dy vendeve.
“Ishte kënaqësi të mirëpresim Peter Sorensen në ambasadën tonë në Bruksel për një diskutim të strukturuar mbi avancimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Së bashku me kryenegociatorin tonë, Agron Bajrami, riafirmuam se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar dhe e angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces — me synimin e qartë për ta përmbyllur atë përmes njohjes reciproke”, ka shkruar Konjufca.
Të hënën, shefja e BE-së për siguri dhe politikë të jashtme Kaja Kallas, ka thënë se ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë po e pengojnë mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë.
Në këtë, Konjufca u përgjigj se e gjithë kjo ka të bëjë me demokracinë e zhvilluar në Kosovë.
“Kjo nuk është me fajin tonë. Edhe zgjedhjet në Kosovë duhet t’i kuptojnë nga një aspekt i demokracisë, edhe i kapaciteteve tona shtetërore që kanë kërkuar kohë të gjatë të ndërtohen, ashtu që sistemi politik dhe demokracia të mund t’i absorbojë edhe krizat politike. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo Kosovën e ngadalëson sepse bëhet edhe një dëm sa i përket sekuencimit të implementimit të planit të rritjes që e ka Kosova. Ne e kemi miratuar por në mënyrën se si do të zbatohet dhe obligimet financiare që BE-ja i zbaton në kuadër të këtij plani, ky plan dëmtohet”, ka thënë Konjufca, pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, i kryesuar nga Kallas.
Takimi i fundit në nivel të lartë është mbajtur në shtator të vitit 2023.