Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka deklaruar se Kosova kërkon trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Evropian, duke theksuar se vendi është i gatshëm të ecë përpara brenda një procesi meritokratik.
Sipas tij, ky proces nënkupton që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjithashtu, ne duam të kemi një trajtim të barabartë dhe të drejtë nga BE-ja, ne si Kosovë jemi gati të lëvizim dhe të avancojmë brenda këtij kuadri të procesit bazuar në merita. Në të njëjtën kohë, ajo që mendojmë është se çfarë do të thotë në të vërtetë ky proces bazuar në merita është që Kosova të ketë statusin e vendit kandidat dhe të nisë negociatat për anëtarësim në BE”, ka thënë Konjufca para fillimit të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor të hënën në Bruksel.
Konjufca ka thënë se hapi i parë drejt këtij qëllimi është pyetësori i BE-së.
Ai gjithashtu ritheksoi ndikimin e Rusisë në minimin e sigurisë jo vetëm të Ballkanit, por edhe të Evropës.
“Ajo që në të vërtetë po minon arkitekturën e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithë Evropës, është ndikimi i keq i Rusisë në rajonin tonë, dhe prandaj mendoj se një Bashkim Evropian i bashkuar dhe i zgjeruar duhet të shihet gjithmonë nga perspektiva e nevojës strategjike”, ka thënë ai.
Për dialogun me Serbinë, Konjufca theksoi se duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë konstruktive në dialog, por dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Le të fillojmë duke pasur pyetësorin, ky është hapi i parë. Pres me shumë optimizëm rezultate konkrete”, është shprehur ai.
Gjuriqi minimizon ngrirjen e fondeve për Serbinë nga Plani i Rritjes

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka minimizuar ngrirjen e fondeve nga Plani i Rritjes, që BE-ja vendosi ta bënte pasi Kuvendi i Serbisë miratoi legjislacionin që minon më tej pavarësinë e gjyqësorit.
“Në këtë komunikim publik lidhur me përfitimin e fondeve nga BE-ja ka nga pak lojë politike me qëllimin që të bëhet presion ose me qëllim që të ushtrohet ndikim mbi punët tona të brendshme. Megjithatë, ajo që është fakt është se nuk ka asnjë edhe një vendim të Bashkimit Evropian që do t'i mohonte Serbisë mbështetjen ekonomike ose të rritjes nga BE-ja”, tha Gjuriq.
Ai ka thënë se përfshirja e vendeve të Ballkanit Perëndimor në zonën Schengen do t’i reduktonte tensionet në rajon.
Para takimit joformal të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor, Gjuriqi para mediave ka thënë se kjo do të çonte në 50 miliardë euro aktivitet të ri ekonomik.
“S'ka asnjë arsye që Evropa nga kjo verë të mos e mundësojë çlirimin e potencialit të plotë të përfshirjes së rajonit tonë në Schengen sepse kjo do të çonte në 50 miliardë euro aktivitet të ri ekonomik, sipas vlerësimit tonë, nuk do ta zvogëlonte sigurinë e Bashkimit Evropian, nuk do ta zvogëlonte sigurinë e të gjithë kontinentit tonë, përkundrazi do t’i reduktonte tensionet në rajonin tonë që do të ishte përfitues i madh, ashtu siç jemi për përfshirjen e rajonit tonë në hapësirë të përbashkët ekonomike”, ka thënë ai.
Derisa ka përmendur marrëdhëniet me Kosovën, Gjuriqi ka shtuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është obligim që pritet të formohet që nga 2013-ta.
“Sigurisht që unë cekur faktin që Asociacioni i Komunave Serbe nuk është formuar për më shumë se një dekadë e që ka qenë obligim që është pajtuar e nënshkruar këtu. Kam qenë, në fund të fundit, dëshmitar i krejt asaj 19 prillit të 2013-ës. Përfaqësuesit e Prishtinës u përpoqën ta fajësojnë Serbinë për probleme të ndryshme rajonale dhe ta paraqesin atë si burim i jo-stabilitetit në rajonin tonë”, ka thënë ai.