Kosova pret marrjen e pyetësorit nga Bashkimi Evropian për anëtarësim, ka thënë ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, në një konferencë për media pas takimit me homologun belg Maxime Prevot.
Konjufca ka falënderuar Belgjikën për mbështetjen teksa marrëdhëniet ndërshtetërore i ka cilësuar si të shkëlqyeshme.
“Jemi mirënjohës për rolin që vendi juaj ka ruajtur për ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve tona. Gjatë takimit produktiv që e patëm diskutuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik, por do ta theksoja sidomos politikën e jashtme, fushën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen për heqjen e masave ndaj Kosovës. Theksova pritjet e Kosovës sa i përket proceseve integruese. E në radhë të parë marrjen e pyetësorit nga ana e BE-së meqë po bëhen më shumë se tri vite që kjo çështje nuk po trajtohet nga ana e Brukselit”, ka thënë Konjufca.
E për takimin mes Kurtit dhe Prevotit ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
“Duke përmendur marrëveshjen për eliminimin e tatimit të dyfishtë, e nënshkruar së fundmi në margjinat e Takimeve Pranverore në Ëashington DC, kryeministri Kurti shprehu vullnetin edhe për marrëveshje të reja me Belgjikën, në sektorë të ndryshëm. Kryeministri Kurti tha se Brukseli, si kryeqytet i trefishtë, është qendër tejet e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Ai theksoi se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është prioritet i yni strategjik dhe avancimi i aplikimit, nëpërmjet dhënies së statusit të shtetit kandidat, duhet të jetë hapi i radhës në këtë drejtim. Krahas kësaj, ai tha se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë, e angazhuar dhe e përkushtuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, ka njoftuar Kryeministria.
Edhe
Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim
Po ashtu Prevot është pritur në takim edhe nga ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.
“Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, si dhe kontributi i rëndësishëm i mërgatës sonë në Belgjikë në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve. Bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për investim dhe partneritet ndërmjet dy shteteve. U.D. Presidentja Haxhiu ritheksoi rëndësinë e avancimit të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian si dhe përkushtimin e palëkundur të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO”, ka njoftuar Presidenca e Kosovës.
Kurti e Konjufca takojnë ndaras zëvendëskryeministrin belg
Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca kanë pritur ndaras në takim...-
Situata aktuale politike në fokus të takimit mes Konjufcës dhe zëvendësministrit të Jashtëm italian
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Hoxha citon Ramën: Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë