Komisioni i Pavarur i Mediave me votim unanim nga të gjithë anëtarët e ka emëruar Luan Latifin, kryeshef ekzekutiv të KPM-së.
Sipas një komunikate të KPM-së, vendimi për emërimin e Latifit për kryeshef ekzekutiv është marrë duke u bazuar në rezultatet e arritura në konkursin publik për pozitën kryeshefit ekzekutiv të KPM-së, të organizuar nga Ministria e Administratës Publike (MAP), transmeton kp.
Luan Latifi është i lindur më 2 nëntor 1975, në Gjilan. Studimet themelore i ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Filozofik - drejtimin Sociologji, ndërsa studimet Master i ka përfunduar në Gazetari, në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim (KIJAC).
Artikuj të ngjashëm