Përfaqësues të Listës Serbe kanë ftuar serbët në Kosovë që të dielën të tubohen në Mitrovicën e Veriut në mesditë, në një protestë që ata e kanë cilësuar paqësore e demokratike.
“Vëllezër e motra, të mblidhemi të gjithë në një tubim të madh në Mitrovicën e Veriut, në orën 12:00, para monumentit të ‘Car Lazarit’ për t’ia përcjellë Evropës dhe botës, njëzëshëm, se shteti ynë i vetëm është Serbia dhe president Aleksandar Vuçiq”, thuhet në thirrjen e Listës Serbe.
Aty është bërë thirrje që qytetarët t’i vendosin flamujt serbë në dritaret e shtëpive.
Të shtunën, Lista Serbe dhe serbët njoftuan për largim nga institucionet e Kosovës. Vendimin e arsyetuan me shkallëzimin e sanksioneve që Qeveria e Kosovës bëri për refuzuesit e konvertimit të targave ilegale në ato RKS. Për moszbatim të vendimit të Qeverisë, u suspendua drejtori i Policisë në veri, Nenad Gjuriq.
-
Serbët thonë se nuk duan shtet tjetër, kërkojnë themelimin e Asociacionit
-
Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”
-
Në veri protestohet në mbështetje të Vuçiqit
-
Protestë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, kërkohet lirimi i katër serbëve
-
Të mërkurën serbët protestojnë në veri