Zyrtarë të Listës Serbe i janë ankuar raportuesit për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, për siç tha ai “dhunën që po ushtron regjimi në Prishtinë”.
Terras u takua të martën me këtë subjekt politik, derisa kjo parti e serbëve lokalë shkroi në Facebook se kërkuan themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit serb.
“Kërkojmë që bashkësia ndërkombëtare të insistojë në respektimin e marrëveshjeve të nënshkruara, veçanërisht kur bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të komunave serbe, dhe t’i mbrojë të drejtat e popullit serb që dëshiron të jetojë në paqe, në vatrat e tyre shekullore”, thuhet në reagimin e tyre.
Kjo parti u ankua edhe për “incidentet që po ndodhin çdo ditë”.
Raportuesi për Kosovën në PE viziton urën e Ibrit
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka vizituar urën e Ibrit në Mitrovicë, pasi...-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
Debat në Parlamentin Evropian - mbështetje për Kosovën, vërejtje për politikanët
-
Terrasi në Prishtinë, BE-ja riafirmon angazhimin ndaj Kosovës
-
Terras dënon manipulimin dhe ndërhyrjen e Vuçiqit në zgjedhjet në Kosovë
-
Lista Serbe dorëzon ankesën në Kushtetuese