Lista Serbe e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ankesën e paralajmëruar kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive. Madje Lista Serbe Kuvendit të Kosovës i është referuar si “Kuvendi në Prishtinë”.
Ankesa u dorëzua “për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e Kuvendit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Parimet kushtetuese dhe demokratike po shkelen rëndë dhe serbët janë të paaftë ta ushtrojnë të drejtat e tyre të garantuara”, thuhet në njoftimin e LS-së.
Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, në konferencë për media ishte ankuar se me ndarjen e procedurës së votimit të nënkryetarëve nga komunitetet dhe me propozimin e emrave të kandidatëve përmes shortit, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, shkeli Kushtetutën e Rregulloren e Kuvendit.