Arbëri

Lista Serbe paralajmëron se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

simiq

Deputeti serb, Igor Simiq është ankuar për shkelje të rendit kushtetues dhe shkelje të drejtave të serbëve, duke paralajmëruar se do t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se nënkryetari i zgjedhur serb duhet ta ketë shumicën e deputetëve serbë. Simiq ka shtuar se shorti në Kuvend për nënkryetarin është jokushtetues.

“Është ndërprerë seanca konstituive, siç e dini. Arsyeja është shkelja e të drejtave themelore të njeriut, të popullit serb, shkelja e rendit kushtetues, shkelja e Rregullores së Punës së Kuvendit.  Ata janë të vetëdijshëm se çfarë po bëjnë e edhe në seancën e kaluar kam folur shumë herë me kryetarin e Kuvendit duke ia sjellë në vëmendje të gjitha ato që po i shkel nenin 47 paragrafin 2 të Kushtetutës, shkel Rregulloren e Punës së Kuvendit – nenin 12, paragrafin 6, pikën 1 e cila e thotë në mënyrë të qartë: që nënkryetari i Kuvendit që kandidon për vendin e nënkryetarit e që i takon popullit serb duhet ta ketë  përkrahjen e shumicës së deputetëve serb. Ai në këtë rast është Sllavko Simiqi, i cili e ka mandatin legjitim me mandat nga zgjedhjet demokratik me 21,355 vota”, ka thënë ai.

Simiq shtoi se Lista Serbe do të paraqesë ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Dua t’ju njoftoj se Lista Serbe do të parashtrojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese sepse na janë shkelur të drejtat. Shfrytëzoj rasti që t’i bëjë thirrje deputetëve të partive të tjera shqiptare dhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë që të mos votojnë vendime kundër-kushtetuese”, ka thënë ai.

VIDEO: 

 

 

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosovës - 3 korrik

Vazhdon ngërçi në Kuvend, Basha ia ruan shansin e fundit Rashiqit