Pos shtimit të mjekëve dhe profesorëve universitarë në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë, kjo listë mund të plotësohet edhe me kategori të tjera, kur të shihet e nevojshme, ka paralajmëruar zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Në emisionin “60 Minuta” në KTV, ai ka thënë se aktualisht pos këtyre dy kategorive s’është parë e nevojshme të zgjerohet lista më tej, por se kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.
“Nëse paraqiten edhe kategori të tjera që duhet të futen, automatikisht ne kemi të drejtë për plotësim-shtim e do të futen edhe kategori të tjera”, ka thënë ai.
Zgjerimin e gamës së kategorive që duhet të deklarojnë pasurinë, Sallahu e ka arsyetuar me transparencë “dhe eliminim të mundësisë për t’u marrë me forma të dukurive negative”.
“Të gjithë ata që marrin para nga shteti duhet të deklarojnë. S’ka asgjë të keqe veçse disiplinon të gjithë që marrin para nga shteti të deklarojnë”, ka vazhduar ai.
-
Listës së zyrtarëve publikë për deklarim të pasurisë i shtohen mjekët dhe profesorët
-
S’mirëpritet projektligji që obligon mjekët e profesorët të deklarojnë pasurinë
-
Mjekët e profesorët futen në kategorinë e zyrtarëve publikë që duhet ta deklarojnë pasurinë
-
Pasurinë do të obligohen ta deklarojnë edhe mjekët e profesorët universitarë
- Deklarimi i pasurisë - një hap drejt integritetit institucional