Motra e deputetes Fjolla Ujkani, Elza ka njoftuar se është liruar të hënën nga QKUK-ja ku po qëndronte që nga 18 janari pasi ishte goditur në kokë nga çatia e shkëputur e objektit të Komunës së Prishtinës në lagjen "Arbëria".
Ujkani kishte marrë lëndime në kokë dhe për një periudhë kishte qenë në gjendje kome.
Në një postim në Facebook ajo ka shpjeguar ngjarjen, ndërsa ka thënë se uron që ajo që i ndodhi asaj të mos i ndodh askujt. Ajo u ka bërë thirrje institucioneve që “punët të kryhen sa më mirë dhe të mos kursehet (vidhet)”.
“Lus Zotin që kjo çka më ka ndodhur mua të mos i ndodhë më askujt. Fatkeqësitë ndodhin. Sfidat dhe vuajtjet janë pjesë e rrugëtimit tonë jetësor. Në këtë rrugëtim, besimi në Zotin, dashnia për jetën dhe njëri-tjetrin janë udhërrëfyesit tonë më të rëndësishëm për të kaluar përtej vështirësive. Për në fund, dëshiroj të ju bëjë thirrje të gjitha institucioneve që punët kur të kryhen, të kryhen në mënyrën më të mirë dhe mos të kursehet (vidhet) në mënyrë që të minimizohen fatkeqësitë si e imja. The darkness has gone out of my life X”, ka shkruar Ujkani në Facebook.
Edhe
Komuna ndan 110 mijë euro për shërimin e Elza Ujkanit
-
Në vend të kompensimit për dëmin, Komuna planifikon ta subvencionojë të lënduarën nga rënia e kulmit
-
Futet në operacion 23-vjeçarja që u lëndua nga kulmi i Komunës
-
Një 23-vjeçare lëndohet rëndë pas rrëzimit të çatisë së “komunës së re”
-
Një e lënduar pas rënies së kulmit të ndërtesës së Komunës në Prishtinë