Kuvendi komunal gjatë të enjtes ka miratuar edhe disa pika të tjera sikurse ndarjen e mjeteve për Elza Ujkanin, vajzën e lënduar nga kulmi i rënë në objektin e Komunës në lagjen “Arbëria”.
110 mijë euro i kanë ndarë asamblistët e Prishtinës për Ujkanin si ndihmë për shërim të saj jashtë vendit.
Ndihma ndaj saj tani nuk është quajtur subvencionim siç ishte propozuar më 17 maj.
"Siç e ceka edhe në fillim kur kërkova të ndryshohet emri kjo pikë është për përmirësim të shëndetit të zonjushës Elza Ujkani. Ajo është me fat dhe ne jemi me fat që ajo është sot me neve. Kështu që propozimi është me i ndihmu me vazhdu shërimin dhe ju lus që ta votojmë të gjithë së bashku", ka thënë kryetari Përparim Rama.
Elza Ujkani ishte lënduar nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës në “Arbëri” më 18 janar.
Edhe
Në vend të kompensimit për dëmin, Komuna planifikon ta subvencionojë të lënduarën nga rënia e kulmit
-
Të akuzuarve për rënien e kulmit të Komunës së Prishtinës, pritet t'u zëvendësohet dënimi deri në 7000 euro
-
Dy të akuzuarit për rënien e kulmit të Komunës së Prishtinës pranojnë fajësinë
-
Forcat e rendit sigurojnë mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës
-
Lirohet nga spitali motra e deputetes Ujkani, që u lëndua nga çatia e Komunës së Prishtinës