Gjykata Themelore në Prishtinë e ka liruar nga akuza Muhamet Hajredinaj, i cili është akuzuar se në cilësinë e mësimdhënësit ka hedhur simbolet kombëtare në shportë të mbeturinave, gjatë festës së Ditës së Flamurit. Sipas aktgjykimit të Gjykatës, Hajredinaj nuk ka pasur për qëllim nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit
Muhamet Hajredinaj është liruar nga akuza për hedhjen e simboleve kombëtare në shportë të mbeturinave në Festën e Ditës së Flamurit.
Ai është akuzuar nga Prokuroria Speciale se në cilësinë e mësimdhënësit në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, për shkak të bindjeve fetare, e ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor në shpallje të aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues, Leon Përlaska, ka thënë se Gjykata është mbështetur në prova të administruara në shqyrtim gjyqësor.
“Gjykata u mbështet në provat e administruara në shqyrtim gjyqësor dhe atë me theks të veçantë në dëshmitë e dëshmitarëve Fatos Berisha dhe Margareta Shabani, si dhe në mbrojtjen e dhënë nga i pandehuri Muhamet Hajredinaj, të cilat deklarime dhanë shpjegime të detajuara në lidhje me ngjarjen”, ka theksuar kryetari i trupit gjykues.
Sipas gjyqtarit Përlaska, i pandehuri Hajredinaj nuk ka pasur për qëllim nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit.
“Gjykata vlerësoj se i pandehuri nuk ka pasur për qëllim nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit kombëtar apo fetar. Por veprimet e të pandehurit kanë rrjedhur si reaksion i situatës të tensionuar të krijuar në klasën nëpërmjet mësimdhënësit dhe nxënësve”, ka thënë gjyqtari Përlaska.
Derisa po shpallej aktgjykimi, në sallë të gjykimit të pranishëm nuk kanë qenë prokurori Bekim Kodraliu, i pandehuri Muhamet Hajredinaj dhe avokati i tij, Muhamet Mujaj.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Muhamet Hajredinaj akuzohej se më 27 nëntor të 2024-tës, në objektin e shkollës fillore “Xhemail Mustafa”, në Prishtinë, në cilësinë e arsimtarit të gjuhës angleze, me qëllim të nxitjes së urrejtjes ka hedhur flamurin kuqezi dhe plisin në shportën e mbeturinave, pavarësisht kundërshtimeve të nxënësve.
Ai akuzohej edhe se ka larguar nga ora e mësimit një nxënëse që mbante simbolet kombëtare për pjesëmarrje në programin festiv, në Ditën e Flamurit.
VIDEO: