Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Avni Qenaj, është liruar të hënën, pasi ishte arrestuar nga autoritetet në Serbi në fund të nëntorit të vitit të kaluar.
Lajmin për lirimin e Qenajt e ka konfirmuar për KOHËN avokati i tij Xhevdet Smakiqi.
“Është duke ardhur në Kosovë nën përkujdesjen e familjarëve pa asnjë mbështetje nga Qeveria”, ka thënë Smakiqi.
Qenaj ishte arrestuar në Serbi më 25 nëntor të vitit të kaluar. Atij i ishte gjetur një kartelë e veteranit të UÇK-së.
Sipas Ministrisë serbe për Punë të Brendshme, Qenaj në prill të vitit 1998 i është bashkuar shtabit lokal të UÇK-së për fshatin Romajë në Komunën e Prizrenit dhe se si pjesëtar i brigadës 138 “Agim Ramadani” ka marrë pjesë në Koshare në vitin 1999.
-
Serbia arreston ish-pjesëtarin e UÇK-së, Avni Qenaj
-
Gjykata në Beograd ia cakton 30 ditë paraburgim ish-pjesëtarit të UÇK-së, Avni Qenaj
-
MPJD-ja për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së: Bashkësia ndërkombëtare ta rrisë presionin ndaj Serbisë
-
Syla për arrestimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së në Serbi: Iu gjet kartela e veteranit
-
Lirohet nga burgu në Beograd ish-pjesëtari i UÇK-së, Mit’hat Lozhani