Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet Hazir Haziri, i arrestuar nga autoritetet serbe shtatorin e kaluar

Merdar

Foto nga arkivi

Është liruar Hazir Haziri, i arrestuar nga autoritetet e Serbisë në shtator të vitit të kaluar në pikën kufitare në Merdarë. 

Këtë e ka konfirmuar avokati Arianit Koci.

Koci ka thënë se lirimi i Hazirit e konfirmon se arrestimi ka qenë i pabazuar dhe i ngritur mbi pretendime të pambështetura në fakte. 

77-vjeçari Hazir Haziri nga Podujeva, ishte arrestuar gjatë hyrjes së tij në territorin serb me automjet privat, më 8 shtator 2025 nën dyshimet për “krime lufte”.

“Rasti nënvizon domosdoshmërinë që qytetarët e Kosovës të kenë mbështetje të menjëhershme juridike sa herë që përballen me ndalime të padrejta jashtë vendit”, ka shkruar Koci. 

Nga qershori 2025 deri në dhjetor 2025, Serbia ka arrestuar 8 qytetarë shqiptarë të Kosovës.

Edhe MPJD kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj arrestimeve të kosovarëve në Serbi Arbëri MPJD kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë ndaj arrestimeve të kosovarëve në Serbi

Cak i arrestimeve kanë qenë kryesisht tri kategori: ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare, pjesëtarët e organeve të sigurisë së Kosovës si policë e ushtarë të FSK-së, si dhe qytetarë serbë të cilët Beogradi i konsideron bashkëpunëtorë të institucioneve të Kosovës.