Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu në Serbi të premten, kanë konfirmuar familjarët e tij.
Familjari Shkëlzen Spahiu ka shkruar në Facebook se Arbnori ka hyrë në Kosovë gjatë mbrëmjes së sotme.
“Arbnor Spahiu sapo ka shkelur tokën e Republikës së Kosovës. Ju falënderojmë në emër të familjes për përkrahjen që na keni dhënë në këto ditë të vështira. Arbnori është mirë me shëndet. Urojmë që ky të jetë rasti i fundit për shtetasit tanë”, ka shkruar ai.
Spahiu u arrestua në qershor të këtij viti nga autoritetet serbe në pikën kufitare ndërmjet Hungarisë dhe Serbisë dhe u akuzua për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në fshatin Banjskë të Zveçanit.
Ishin mbajtur protesta me kërkesë për lirimin e tij.
Ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, kishte kërkuar lirimin e Spahiut në fjalimin në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
-
Ish-polici Spahiu: Akuzat e Serbisë ndaj meje, plotësisht politike dhe të padrejta
-
Me protestë në Prishtinë kërkohet lirimi i ish-policit të paraburgosur në Serbi
-
Me protestë kërkohet lirimi nga paraburgimi në Serbi i ish-policit Spahiu
-
Me protestë në Prishtinë do të kërkohet lirimi i ish-policit Spahiu nga paraburgimi në Serbi
-
Lirohet Hazir Haziri, i arrestuar nga autoritetet serbe shtatorin e kaluar