Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohen nga spitali dy të lënduarit nga vërshimet në Pejë

Dy të lënduarit si pasojë e vërshimeve në Pejë, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor nga mbrëmja e së shtunës, janë liruar për në shtëpi.

Ata po trajtoheshin në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa lirimin e tyre e ka konfirmuar drejtori mjekësor në këtë spital, Besnik Ibraj.

Ibraj ka thënë se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

“Dy të lënduarit nga vërshimet e mbrëmshme janë liruar për në shtëpi. Gjendja e tyre është e shkëlqyeshme”, ka thënë ai.