Aeroporti i Prishtinës ka regjistruar të premten pasagjerin e katërmiliontë në vitin 2024, që është viti i parë që prej liberalizimit të vizave.
Në ceremoninë për këtë arritje, kryeministri Albin Kurti bëri krahasime me vitin 2021 duke thënë se tash është dyfishuar numri i pasagjerëve, ka pasur rritje 46 për qind të fluturimeve dhe janë shtuar 16 destinacione e 16 operatorë të rinj.
Vitin e shkuar Aeroporti i Prishtinës regjistroi mbi 3.4 milionë pasagjerë, sipas statistikave që kanë qarkulluar.
Kurti, sipas komunikatës së Qeverisë, ka folur edhe për zgjatjen e pistës dhe hapjen e korridorit ajror përmes Shqipërisë që ka shkurtuar rrugën nga Kosovë për në Bashkimin Evropian për 15 minuta.
Sivjet po ashtu janë shtuar edhe portat e nisjes së udhëtarëve e janë instaluar sportelet për check-in me vetë-shërbim dhe kiosqe për vetëdorëzim e bagazheve.
-
Rekord pas rekordi, Aeroporti i Prishtinës “vloi” në korrik
-
Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu
-
“WizzAir” shton linjat e fluturimit nga dhe për Prishtinë
-
Rekord, mbi gjysmë milion pasagjerë brenda një muaji në aeroportin “Adem Jashari”
-
“Self check-in”, shërbimi më i ri në Aeroportin e Prishtinës