Eko Lëvizja e Gjelbër ka reaguar kundër propozimit të disa deputetëve të Kosovës, që të bëhet ndryshime në Ligjin për importimin e veturave, duke e mundësuar importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet.
Në një komunikatë të kësaj organizate, qarkullimi i veturave në Kosovë është ndër ndotësit kryesorë të ambientit.
“Qarkullimi i automjeteve në Kosovë radhitet ndër ndotësit kryesor, menjëherë pas Korporatës Elektro Energjetike të vendit, andaj, është obligim i institucioneve tona, që sa më parë , të ndërmarrin masa adekuate për zbutjen apo përmirësimin e kësaj gjendje tejet të rënd mjedisore në Kosovë”, thuhet në komunikatë.
Kjo organizatë e vlerëson si katastrofë ekologjike të radhës nëse Kosova vendos që të lejojë importimin e veturave të vjetra. Ajo ka thënë se do të përdorë çdo mundësi legale për të pamundësuar një “vendim të papërgjegjshëm”, transmeton KP.
Eko Lëvizja e Gjelbër ka apeluar te dikasteret kompetente, që mos të miratojnë vendim, apo çfarëdo akti tjetër që do të mundësojë eventualisht importimin e veturave në Kosovë, më të vjetra se 10 vjet dhe të njëjtat t’i nënshtrohen procedurave doganore në vend.
-
Lista Serbe inkurajon serbët e Kosovës ta respektojnë Ligjin për të huajt
-
Pacolli për gjendjen e rëndë të mjedisit: Synojmë të inspektojmë me dronë
-
Nuk kalon propozimi i Vetëvendosjes që në Kuvendin e Prishtinës të diskutohet për mbeturinat
-
Qytetarët e Kosovës shpenzuan 650 milionë euro për vetura të reja në vitin 2025
-
Kosova s’e zbaton detyrimin për t’i liruar nga tarifa doganore automjetet me origjinë BE-në