Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetëve u bëhet thirrje të mos votojnë për lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

Për çdo vit, ndotja e mjedisit në vendin tonë shndërrohet në rrezik për shëndetin e qytetarëve, duke i tejkaluar parametrat e caktuar.

Përveç ndotjes që shkaktojnë nga termocentralet, njëri nga ndotësit e mëdhenj janë edhe veturat e vjetra, raporton KTV.

Por, pavarësisht kësaj, Kuvendi i Kosovës javën që lamë pas, i dha dritën jeshile heqjes së masës së ndalesës të importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet.

Kështu, deputetët votuan me 36 vota në lexim të parë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, përmes së cilit pritet të lejohet importi i këtyre veturave.

Por, kjo iniciativë po kundërshtohet nga aktivistë për mbrojtjen e mjedisit.

Edhe Kuvendi i thotë jo importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet Arbëri Kuvendi i thotë jo importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet

Luan Hasanaj nga organizata “Let’s do it Kosova” , thotë se ky është një gabim tejet i madh, i cili nuk duhet të lejohet të ndodhë kur dihet cilësia e ajrit në vendin tonë, si dhe rritja e numrit të aksidenteve në trafik.

Shqetësim të thellë lidhur me këtë çështje ka shprehur edhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, sipas së cilës, ky ndryshim do të ishte në kundërshtim me përpjekjet për të promovuar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve.

Oda Ekonomike Amerikane rekomandon shtyrjen e ndryshimit të Ligjit deri në publikimin e të gjeturave të vlerësimit të shkaktarëve të ndotjes në vend, proces ky tashmë i iniciuar nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor me ekspertë japonezë.

Zeka e Hasanaj dyshojnë se kjo po bëhet për interesa të kompanive të sigurimeve, auto-salloneve për kontrollime teknike, si dhe disa bizneseve të tjera.

E qytetarët kanë mendime të ndryshme.

Edhe Kundërshtohet nisma e Lushtakut për lejim të importit të veturave më të vjetra se 10 vjet Arbëri Kundërshtohet nisma e Lushtakut për lejim të importit të veturave më të vjetra se 10 vjet

Deputeti i PDK-së dhe djali i ish-kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, Mërgimi, në qershor në Komisionin për Zhvillim Ekonomik pati propozuar heqjen e kësaj mase.

Kërkesë e tij ishte që neni 44 i këtij ligji të ndryshohet dhe mos të jetë kriter çështja e vjetërsisë për regjistrim të automjetit, e që ishte përkrahur edhe nga anëtarët e tjerë të komisionit.