Propozimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, që të lejohet importimi i veturave më të vjetra se 10 vjet nuk mori mbështetjen e deputetëve të pushtetit në seancën e sotme të Kuvendit.
52 deputetë votuan kundër, nëntë votuan për dhe pesë abstenuan për ndryshim/plotësimin e projektligjit për automjetet.
Në fjalën e tij, Lushtaku ka thënë se jo të gjitha familjet kanë mundësi të blejnë vetura të reja dhe me këtë ndryshim të ligjit synohet t’i ndihmohet ekonomive familjare me të ardhura të ulëta ose të mesme. Për ruajtjen e ambientit, deputeti i PDK-së bëri të ditur se në propozim ka ndryshuar standardin nga Euro 4 në Euro 5.
Propozimin e Lushtakut e quajti “joprofesional” deputetja e pushtetit, Fitore Pacolli. Ajo ka thënë se Ministria e Mjedisit është duke punuar për ndryshimet në Ligjin për automjetet dhe i propozoi deputetëve të votojnë kundër propozimit të Lushtakut dhe të presin “ndryshimet profesionale” të Ligjit nga Ministria.
Sipas Ligjit për automjetet, në Kosovë nuk mund të regjistrohen veturat e importuara që janë më të vjetra se 10 vjet.
-
Nga kufizimi i moshës te standardi Euro 5, dilema të shumta për sigurinë dhe ndotjen
-
Kundërshtohet nisma e Lushtakut për lejim të importit të veturave më të vjetra se 10 vjet
-
Dështon mbledhja e Komisionit, nuk shqyrtohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave
-
Çitaku kritikon Qeverinë për mosprocedim të ndryshimeve në Ligjin për Specialen
-
Komuna e Prishtinës dështon të vendosë tarifa për veturat që hyjnë në qendër