Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten leku forcoi pozitat në raport me monedhën e gjelbër amerikane dhe u zhvlerësua lehtë ndaj euros, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot dollari këmbehet me 106.91 lekë ose 0.49 lekë më pak se një ditë më parë, dhe euro këmbehet me 123.76 lekë ose 0.04 lekë më shumë.
Në pozita më të forta se një ditë më parë, në këmbim me lekun, paraqiten sot edhe paundi britanik dhe franga zvicerane.
Përkatësisht monedha britanike këmbehet me 136.09 lekë ose 0.14 lekë më shumë dhe franga zvicerane u forcua me 0.19 lekë duke u kuotuar sot në vlerën e 115.290 lekëve/ATSH.