Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Leku forcon pozitat në raport me monedhat e huaja

Tiranë, 16 qershor - Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet sot me 109.72 lekë ose 0.83 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa euro u zhvlerësua lehtë me 0.04 lekë dhe këmbehet me 124.25 lekë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Leku forcoi pozitat edhe ndaj frangës zvicerane e cila u zhvlerësua sot me 0.38 lekë dhe këmbehet në kuotën e 115.84 lekëve.

Ndërsa paundi britanik forcoi pozitat për të dytën ditë radhazi. Sot monedha britanike këmbehet me 138.77 lekë ose 0.28 lekë më shumë se një ditë më parë./ATSH.