Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën leku forcoi pozitat në raport me dollarin amerikan dhe u zhvlerësua lehtë kundrejt euros.
Sipas kursit zyrtare të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër këmbehet sot me 105.53 lekë ose 0.19 lekë më pak se një ditë më parë. Ndërsa euro u forcua me 0.08 lekë dhe këmbehet në kuotën e 123.88 lekëve.
Ndryshe nga një ditë më parë, paundi britanik dhe franga zvicerane forcuan të mërkurën pozitat në raport me lekun. Përkatësisht monedha britanike u ngjit në kuotën 136.79 lekë ose 0.59 lekë më shumë se ditën e martë dhe franga zvicerane u forcua me 0.27 lekë dhe këmbehet me 115.21 lekë/ATSH.
Artikuj të ngjashëm