Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lekaj u premton ndihmë dy kryetarëve të Drenicës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, është takuar me kryetarin e zgjedhur të Skenderajt, Bekim Jashari dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Kryetarët që e kanë përfunduar garën qysh në raundin e parë të zgjedhjeve biseduan me Lekajn për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore, me ç’rast ministri Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do t’u qëndrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për ketë rajon.