Ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj ka pritur kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini, me të cilin bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjakovës dhe kësaj ministrie.
Lekaj tha se edhe Gjakova, sikurse të gjitha komunat tjera, do të ndihmohet në projektet e saja, për aq sa ka mundësi buxhetore dhe ligjore.
Gjini ka falënderuar Lekajn për gatishmërinë e treguar që t’i mbështesë projektet e komunave, sidomos ato projekte ku qytetarëve të vendit u ofrohet zgjidhje adekuate dhe e nevojshme infrastrukturore.
Ministri Lekaj dhe kryetari Gjini kanë diskutuar dhe janë dakorduar edhe për përfundimin e disa projekteve që kanë mbetur të papërfunduara në Komunën e Gjakovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministria e Infrastrukturës ndihmon 3 komunat perëndimore me projekte infrastrukturore
-
Pacolli i kërkon Lekajt përkrahje për infrastrukturën në Prishtinë
-
Ministria e Infrastrukturës i jep mbështetje komunës së Klinës
-
Gjini mbështet KRU “Gjakova” për implementimin e projekteve
-
Lekaj u premton ndihmë dy kryetarëve të Drenicës